Finlanda pret miratimin e Turqisë për anëtarësimin në NATO
Rajoni dhe Bota

Finlanda pret miratimin e Turqisë për anëtarësimin në NATO

ATSH

Qeveria finlandeze pret lajme pozitive gjatë vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan lidhur me kërkesën e Helsinkit për t’u anëtarësuar në NATO.

 

“Ne presim që Turqia të miratojë pranimin e vendit në aleancën ushtarake pasi të zhvillojë bisedime me udhëheqësin turk Erdogan”, tha dje presidenti finlandez, Sauli Niinistö.

Nëse kjo ndodh, do të thotë se rruga do të ishte praktikisht e sigurt për Finlandën për t’u bërë anëtare e NATO-s përpara partneres së saj nordike, Suedisë.

Pranimi i kërkesës së Finlandës për anëtarësim mund të ratifikohet nga parlamenti përpara zgjedhjeve të Turqisë më 14 maj.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO rreth 10 muaj më parë.

Deri më sot, 28 nga 30 anëtarët e NATO-s kanë ratifikuar protokollet e tyre të pranimit.

Vetëm Hungaria dhe Turqia nuk e kanë bërë ende këtë.

Hungaria pritet të japë miratimin e saj së shpejti.

Por, Ankaraja ka bllokuar kërkesën duke iu referuar një lufte të pamjaftueshme kundër organizatave terroriste midis aplikantëve të NATO-s.

Këto ankesa shihen si të drejtuara kryesisht kundër Suedisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota