22:49 / 19.03.2023
Juventus fiton derbin kundër Interit
Uran Krasniqi / RTKLive
Kur e ka mposhtur Interin sonte Juventusi ka shënuar edhe fitoren e dhjetë në dymbëdhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Në derbin e javës së 27-të në Serie A, Juventus ka fituar kundër Interit. Rezultati përfundimtar ka qenë 0-1.
Realizator i golit të fitores për “Bianconeri” ishte Kostiq në minutën e 23-të.
Pas kësaj ndeshje, skuadra e Allegrit renditet në vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa ekipi nga Milano i treti me 50 pikë.























