21:46 / 21.03.2023
Tërmeti me magnitudë 6.5 godet Afganistanin
RTSH
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ka goditur Afganistanin mbrëmjen e së martës (21 mars), raporton CNN.
Si pasojë, të paktën shtatë persona duke përfshirë dy fëmijë janë plagosur në qytetet Khyber, Swabi, Mardan dhe Shangla në Pakistan, sipas Bilal Faizi, zëdhënës i shërbimeve provinciale të shpëtimit Khyber Pakhtunkhwa.
“Tërmeti me magnitudë 6.5, 40 kilometra në juglindje të qytetit Jurm, ishte 187.6 km i thellë", njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Pakistan e Indi ndërsa deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.