BE-ja rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën
Rajoni dhe Bota

BE-ja rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën

atsh

Udhëheqësit e BE-së rikonfirmuan sot në një deklaratë të përbashkët, mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe u zotuan të rrisin presionin ndaj Rusisë nëpërmjet sanksioneve të reja dhe punës së mëtejshme për kufirin e çmimit të naftës ruse.

“Bashkimi Evropian po rrit përpjekjet për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave urgjente ushtarake dhe mbrojtëse të Ukrainës”, thuhet në deklaratë, duke përshëndetur marrëveshjen për dërgimin e 1 milion predhave artilerie brenda vitit të ardhshëm në Ukrainë.

Pas vendimit të Gjykates Penale Ndërkombëtare (ICC) për urdhërarrestin e presidentin rus, Vladimir Putin, vendet e BE-së u zotuan të sigurojnë që lideri i Rusisë të mbajë përgjegjësi të plotë për krimet e luftës në Ukrainë.

Udhëheqësit e BE-së kërkuan gjithashtu një paketë tjetër mbështetjeje për të ndihmuar vendin fqinjë të Ukrainës, Moldavinë që po vuan nga pasojat e luftës, ndërsa dënuan Iranin dhe Bjellorusinë për mbështetjen e tyre ndaj pushtimit rus.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota