BM – Inflacioni i çmimeve të ushqimeve në nivel rekord
BKT
Rajoni dhe Bota

BM – Inflacioni i çmimeve të ushqimeve në nivel rekord

atsh

Çmimet e ushqimeve në dyqanet britanike shënuan një tjetër rritje rekord në muajin mars, për shkak të rritjes historike të çmimeve të produkteve ushqimore dhe joushqimore, sipas të dhënave të Konsorciumit Britanik të Shitjeve me Pakicë (BRC).

Sipas BRC- Nielsen IQ, indeksi i çmimeve u rrit me 8,9% në terma vjetore, në mars, krahasuar me 8,4% në shkurt.

Rritja vjetore është nxitur kryesisht nga një rritje tjetër rekord prej 15,0% e çmimeve të ushqimeve.

Dickinson vuri në dukje se rritja e kostos së sheqerit së bashku me kostot e larta të prodhimit ngriti çmimet e çokollatës dhe ëmbëlsirave në mars.

Çmimet e frutave dhe perimeve u rritën gjithashtu pasi të korrat e dobëta në Evropë dhe Afrikën e Veriut u përkeqësuan disponueshmërinë dhe importet u bënë të shtrenjta për shkak të dobësimit të paundit.

Gjithashtu, çmimet joushqimore shënuan një rritje rekord prej 5,9%.

Pavarësisht nivelit të ri rekord, BRC paralajmëroi se inflacioni i çmimeve të dyqaneve nuk ka arritur ende kulmin.

“Trendi i rritjet së çmimeve të ushqimeve ka të ngjarë të lehtësohet në muajt e ardhshëm, por inflacioni pritet të mbetet i lartë”, tha shefja Ekzekutive e BRC-së, Helen Dickinson.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota