39 emigrantë kanë vdekur si pasojë e zjarrit në Meksikë |Video
RTK
Të paktën 39 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një qendër emigrantësh pranë kufirit mes Meksikës dhe SHBA-s. Nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa shumica e viktimave thuhet të ishin venezuelas.
Dhjetëra persona,emigrant nga Amerika Qendrore dhe Jugore kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një qendër emigrantësh në qytetin kufitar meksikan Ciudad Juarez. Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Instituti Kombëtar për Emigracionin i Meksikës, në një deklaratë ka thënë se 68 persona të rritur nga Amerika Qendrore dhe Jugore po qëndronin në atë qendër, dhe 29 prej tyre janë lënduar dhe janë dërguar në katër spitale të zonës për trajtim.
Sipas një dëshmitari, i cili ka folur për agjencinë e lajmeve Reuters, shumica e emigrantëve në at qendër ishin Venezuelas.























