17:17 / 29.03.2023
Mbreti Charles III mbërrin në Gjermani
ATSH
Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe mbërriti sot në aeroportin e Berlinit, per të filluar vizitën e tij të parë shtetërore jashtë vendit si monark.
Charles III dhe bashkëshortja e tij, Camilla, u pritën nga zyrtarët gjermanë në aeroportin e Brandenburgut, në Berlin.
Çifti mbretëror do të marrë pjesë në një ceremoni mirëseardhjeje me nderime ushtarake, në Brandenburg Gate, në qendër të qytetit.
Kjo është hera e parë që një mysafir shtetëror pritet me një ceremoni të tillë.
Vizita mbretërore treditore, do të përfshijë një fjalim të mbretit Charles III para parlamentit gjerman dhe një takim me refugjatët ukrainas, ndër shumë ngjarje të tjera.























