SHBA-ja pezullon ndarjen e të dhënave bërthamore me Rusinë
BKT
Rajoni dhe Bota

SHBA-ja pezullon ndarjen e të dhënave bërthamore me Rusinë

ATSH

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndajnë më, të dhëna të detajuara në lidhje me arsenalin e tyre bërthamor me Rusinë, pas pezullimit të traktatit të fundit të madh të çarmatimit midis dy fuqive, nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Shkëmbimi gjashtëmujor i informacionit, si numri i kokave dhe bombarduesve në baza të caktuara, është pjesë e marrëveshjes së “New START”.

“Meqenëse Moska nuk merr pjesë në shkëmbimin e informacionit, SHBA-ja gjithashtu e ka pezulluar atë”, tha dje zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Ai e bëri të qartë se të dhënat do të ndaheshin sërish, vetëm kur Rusia të ishte gjithashtu e gatshme për ta bërë këtë.

Traktati “New START” i reduktimit të armëve përbën të vetmen marrëveshje të madhe të kontrollit të armëve midis SHBA-së dhe Rusisë.

Traktati kufizon arsenalet bërthamore të të dy vendeve në 800 sisteme shpërndarjeje dhe 1550 koka operative, secila.

Putin deklaroi më herët, se hapi i tij nuk ishte një dalje nga marrëveshja dhe se Rusia dëshiron të vazhdojë t’i përmbahet kufijve të sipërm të rënë dakord për armët bërthamore


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota