BM–Humbet besimi ndaj policisë dhe parlamentit
BKT
Rajoni dhe Bota

BM–Humbet besimi ndaj policisë dhe parlamentit

ATSH-DPA

Britania e Madhe renditet pothuajse e fundit mes vendeve të tjera për besimin ndaj policisë, ndërsa besimi ndaj parlamentit britanik është përgjysmuar gjatë dekadave të fundit, sipas një sondazhi të kryer nga Instituti i Politikave në King’s College (KCL), në Londër.

Vetëm dy të tretat (67%) e publikut britanik thanë se kishin shumë ose mjaftueshëm besim te policia, krahasuar me 87% në vitin 1981.

Analiza e më shumë se 20 vendeve nga (KCL), u krye si pjesë e Sondazhit të Vlerave Botërore (WVS), një nga anketat sociale akademike më të mëdha në botë.

Të dhënat më të fundit u mblodhën në vitin 2022, përpara publikimit të një raporti që tregoi se forca më e madhe e policisë në Britaninë e Madhe është institucionalisht raciste, mizogjene dhe homofobe.

Raporti i Baroneshës Louise Casey, në fillim të këtij muaji, zbuloi se Policia Metropolitane ka dështuar në mbrojtjen e publikut pasi oficerët kanë abuzuar me gratë.

Në Sondazhin e fundit të Vlerave Botërore, Britania e Madhe renditet poshtë vendeve si Irani dhe Kina, kur bëhet fjalë për besimin e publikut në polici. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota