16:41 / 03.04.2023
Leicester City pas të shkarkuarit nga Chelsea
F.Bytyqi/RTKLive
I shkarkuar një ditë më parë në Chelsea, Graham Potter raportohet së shumë shpejtë mund të bëhet me klub të ri.
Klubi anglez, Leicester City dëshiron t’ia besoj Potter-it drejtimin e skuadrës.
Sipas medieve britanike, Leicester City është i interesuar të di nëse trajneri Graham Potter është menjëherë në dispozicion.
Leicester është në kërkim të trajnerit të ri pas shkarkimit të Brendan Rodgers,
Megjithatë, trajneri anglez thuhet se dëshiron të pushojë një periudhë pas një periudhe të vështirë në ‘Stamford Bridge’.























