Hetime për korrupsion, policia belge bastis selinë e PPE-së në Bruksel
BKT
Rajoni dhe Bota

Hetime për korrupsion, policia belge bastis selinë e PPE-së në Bruksel

rtsh.al

Policia belge dhe autoritetet gjermane kanë bastisur selinë e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Bruksel këtë të martë, si pjesë e një hetimi për parregullsi financiare.

Sipas “The Brussels Times”, kati i parë dhe i tretë i ndërtesës u bastisën, ndërsa shumë kompjuterë janë sekuestruar, në lidhje me një hetim në vazhdim për korrupsion të dyshuar gjatë fushatës zgjedhore të BE-së në vitin 2019.

Ligjvënësi i CDU, Mario Voigt, ishte Menaxheri i Fushatës Dixhitale për liderin e PPE Manfred Weber gjatë fushatës zgjedhore evropiane 2019 dhe hetimet përqendrohen në dhënien e një kontrate për fushatën dixhitale një kompanie në Turingia të Gjermanisë.

Voigt tani është lider i CDU-së në Turingia, ndërsa shtatorin e kaluar, komiteti gjyqësor i parlamentit i hoqi imunitetin ligjor në pritje të hetimit nga prokurori publik gjerman, megjithëse është e paqartë nëse ky rast ka lidhje.

PPE konservatore është grupi më i vjetër dhe më i madh politik evropian. Në një deklaratë të shkurtër, PPE konfirmoi se përfaqësues nga autoritetet policore belge dhe gjermane kishin shkuar në selinë e partisë në Bruksel në lidhje me një hetim.

“Partia po bashkëpunon në transparencë të plotë me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës”, thuhej në deklaratë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota