“San Siro”, drejt një rekordi të ri
rtsh
Vala e tifozëve kuqezinj ka arritur kulmin. Kundër Napolit në Ligën e Kampionëve, ‘San Siro’ do të arrijë shifrën prej një milion e treqind mijë frekuentim sezonal.
Me kërkesat e ardhura për sfidën evropiane të radhës, stadiumi duhet të kishte shtuar një kat të katërt. Pasi tre të parat u mbushën shpejt e biletat e ndeshjes Milan-Napoli janë shitur shumë shpejt.
9 milionë euro nga 74320 spektatorë. Rekord jo vetëm për ‘San Siron’ por për të gjithë Italinë.
Një gjë është e sigurt, Milan-Napoli është sfida e destinuar për rekordin e ri. Në vetëm një natë klubi do të jetë në gjendje të numërojë dhjetë milionë fitime. Për këtë ndeshje çmimi i biletës do të rritet shumë pak në krahasim me fazat e mëparshme.
3500 bileta janë rezervuar për tifozët e skuadrës mike. Por kjo nuk është prova e vetme e dashurisë së tifozëve kuqezinj për skuadrën e tyre, sepse edhe në Maradona mund të dëgjoje vetëm zërin e kuqezinjve dhe jo vetëm për rezultatin.
Edhe në shumë stadiume të tjera në kampionat dhe në Evropë, tifozët e Milanit kanë qenë më të dëgjuarit.
Madje edhe për ndeshjen Milan-Empoli të premten para Pashkëve në stadium do të jenë më shumë se 70,000 tifozë pasi janë shitur po aq bileta.























