Humbi zgjedhjet, Sanna Marin jep dorëheqjen nga partia
BKT
Rajoni dhe Bota

Humbi zgjedhjet, Sanna Marin jep dorëheqjen nga partia

RTSH

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka deklaruar se do të jap dorëheqjen si kryetare e partisë Social Demokrate.

"Tani është koha për t'u bashkuar sërish me radhët dhe për t'u larguar nga pozicioni i kryetarit të partisë," tha Marin.

Ky vendim vjen pas humbjes në zgjedhje të socialdemokratëve, të cilit dolën në vendin e tretë, pas Partisë së Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë dhe Partisë finlandeze kundër imigracionit.

Sanna Marin do të zëvendësohet nga një udhëheqës i ri i partisë në kongresin e ardhshëm të partisë, raporton Politico.eu

Marin u bë kryeministër në vitin 2019 dhe ka qenë një yll i së majtës evropiane që nga ardhja në pushtet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota