Ceferin edhe një mandat në krye të UEFA-së, premton më të mirën
BKT
Sport

Ceferin edhe një mandat në krye të UEFA-së, premton më të mirën

F.Bytyqi/RTKLive

Slloveni Aleksandër Ceferin do ta drejtojë UEFA-n edhe për një mandat katërvjeçar.

Ceferin sot është rizgjedhur në krye të shtëpisë më të madh në futbollin evropian.

Slloveni tha se është ndër dhe përgjegjësi për të drejtuar UEFA-n. Ai premtoi se do të jep më të mirën në krye të këtij institucioni sportiv.

“Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyrë. Dua t’u premtoj se do të jam më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, deklaroi 55-vjeçari.

Ceferin në vitin 2019 ishte zgjedhur për herë të parë në krye të UEFA-së.

Kujtojmë se slloveni ka qenë i zëshëm gjatë mandatit të tij në kundërshtim me projektin e dështuar të Superligës, i cili u propozua nga 12 klube më të mira evropiane.