Ancelotti: Goli i parë ndryshojë ndeshjen, Benzema bëri diferencën
BKT
Sport

Ancelotti: Goli i parë ndryshojë ndeshjen, Benzema bëri diferencën

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në fitoren kundër Barcelonës.

‘Los Blancos’ mbrëmë deklasuan Barcelonën në ‘Camp Nou’ (0-4), duke prekur finalen e madhe të Kupës së Mbretit.

Tekniku italian tha se goli i parë ndryshojë fatin e ndeshjes. Ancelotti lavdëroi paraqitjen e Benzemas, i cili shënoi hat-trick.

“E lexuam mirë momentin e vuajtjeve të skuadrës në pjesën e parë. Goli i parë ndryshojë fatin e ndeshjes”, tha ai.

“Benzema punoi shumë mirë dhe gjeti formën e tij më të mirë. Me cilësinë e tij, ai bëri diferencën”, theksoi Ancelotti.

Reali në finalen e Kupës së Mbretit do të ndeshet me Osasunën.