Zaccagni ndëshkon Juven, Lazio “blindon” vendin e dytë
BKT
Sport

Zaccagni ndëshkon Juven, Lazio “blindon” vendin e dytë

rtsh

Lazio fluturon, Juve ngadalëson.

Në ndeshjen e fundit të së shtunës në javën e 29-të të Serisë A, skuadra e Sarri mundi 2-1 atë të Allegrit, ndali ecurinë bardhezi dhe konsolidoi vendin e dytë në luftën e mbushur me konkurentë për Champions League, duke arritur në 58 pikë.

Milinkovic-Savic ( 38') zhbllokoi ndeshjen mes protestave bardhezi dhe Rabiot (42') vendos gjithçka në ekuilibër pas zhvillimit të një goditje këndi.

Në pjesën e dytë Zaccagni (53') vendosi më pas ndeshjen duke përfunduar një aksion të kompletuar nga Felipe Anderson dhe Luis Alberto.