Superliga vazhdon sot me tri sfida interesante, live në Radio Kosova
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me tri sfida interesante, live në Radio Kosova

F.Bytyqi/RTKLive

Superliga e Kosovës në futboll, sot vjen me tri ndeshjet e javës së 28-të, sfida këto që do të transmetohen në radion numër një, Radio Kosova.

Prishtina-Dukagjini, ndeshje kjo që luhet në kryeqytet është kryendeshja e ditës së sotme në elitën e futbollit tonë.

Kjo sfidë pritet të sjellë një ndeshje interesante pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat. Prishtina po ‘lufton’ për të siguruar një vend që çon në kupat evropiane, derisa klinasit synojnë që sa më shpejt t’i iki zonës së rrezikshme.

Duel tejet i rëndësishme do të luhet edhe në ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi i bën ‘konak’ Drenicës, sfidë kjo ku të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv.

Pikët janë shumë të rëndësishme edhe në përballjen Ferizaj-Gjilani. Ferizajasit më gjithë ‘arsenalin’ e tyre po ‘luftojnë’ që t’i shpëtojnë më të keqes, renjës nga elita e futbollit, kurse, gjilanasit janë në garë për të siguruar një pozitë që dërgon në Evropë.

Superliga /Java e 28-të

Sot takohen:

Prishtina-Dukagjini

Llapi-Drenica

Ferizaj-Gjilani

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.