Di Maria pas humbjes nga Lazio: Merituam më shumë
BKT
Sport

Di Maria pas humbjes nga Lazio: Merituam më shumë

F.Bytyqi/RTKLive

Anësori argjentinas i Juventusit, ka folur pas humbjes nga Lazio.

Lazio mbrëmë mundi Juvën (2-1), në derbin e kësaj fundjave në Serie A.

Di Maria përmes llogarisë së tij në Instagram, ka thënë se torinezët merituan më shumë. Ai kërkon që Juve të jetë e bashkuar si kurrë më parë.

“Ne merituam shumë më tepër. Duhet të vazhdojmë të punojmë pasi tash vijnë ndeshje vendimtare dhe shumë të rëndësishme. Juve më e bashkuar se kurrë”, ka shkruar kamponi i botës me Argjentinën.

Pas kësaj disfate, Juventusi renditet në shtatë me 44 pikë.