Barça gati të konkurrojë me Unitedin dhe Bayerin për mbrojtësin holandez
BKT
Sport

Barça gati të konkurrojë me Unitedin dhe Bayerin për mbrojtësin holandez

F.Bytyqi/RTKLive

Barcelona është e vendosur të konkurrojë me shumë klube evropiane për të transferuar mbrojtësin holandez të Bayer Leverkusenit, Jeremie Frimpong, raportojnë mediet spanjolle.

22 vjeçari është në ‘radarin’ e klubeve të mëdha evropiane përfshirë edhe Manchester Unitedin dhe Bayern Munich.

‘Blaugranat’ siç shkruajnë mediet iberike, janë të gatshëm të konkurrojnë me ‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Bavarezët’ për Jeffrey Lemmert, i cili është i gatshëm të nis një aventure të re në futbollin evropian.

Krerët e Barcelonës pritet që shumë shpejtë të nisin negociatat me agjentin e mbrojtësit holandez.