Kane në Manchester United?
BKT
Sport

Kane në Manchester United?

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane raportohet se është prioritet kryesor i Manchester Unitedit në afatin kalimtar të ardhshëm.

Sipas ‘Mirror’, United ka objektiv sulmuesin anglez, madje ‘Djajtë e Kuq’ janë favorit për të nënshkruar me yllin e ‘Tre Luanëve’.

29-vjeçari po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me ‘Spurs’, dhe është e paqarte nëse ai do të rinovojë kontratën me klubin nga Londra.

Manchester United prej kohësh është duke e monitoruar Kane-n, të cilin këtë verë synon të transferojë në ‘Old Trafford’.

Tottenham thuhet se mund ta shesë atë këtë verë sulmuesin anglez për të shmangur rrezikun e humbjes së tij falas vitin e ardhshëm.