Kievi: Publikimi i dokumenteve sekrete nuk do të ndikojë në ofensivë
atsh
Publikimi i dokumenteve sekrete, të zbuluara në SHBA nuk do të ketë ndikim në ofensivën e planifikuar të Kievit, pasi ajo kërkon të shmangë një ofensivë të plotë ruse, sipas shërbimeve sekrete ushtarake të Ukrainës.
“Moska mund të jetë përfituesja e vetme e publikimit të të dhënave”, tha kreu i shërbimeve sekrete ushtarake në Kiev, Kyrylo Budanov, në një intervistë për ABC.
“Kjo nuk do të ndikojë në rezultatet reale të operacionit sulmues”, tha ai.
“Çështja nuk do të ketë një ndikim të qëndrueshëm negativ në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Kievit”, shtoi Budanov.
Ekspertët ushtarakë kanë pritur që Kievi të nisë një kundërofensivë në javët e ardhshme për të rimarrë territorin e kontrolluar nga Rusia.
Nëse Rusia fiton epërsinë ajrore në luftë, ajo mund të dëmtojë rëndë Ukrainën duke pasur parasysh epërsinë masive të forcave ajrore të Moskës.
Budanov tha se Kievit i duhej urgjentisht ofensiva për të pasur sukses, dhe se nuk sheh asnjë nxitje nga aleatët perëndimorë për momentin.
“Pa fitore, herët a vonë, lind pyetja nëse ia vlen të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.
Instituti amerikanpër Studimin e Luftës publikoi së fundmi një vlerësim të ngjashëm, duke cituar gjeneralin e brigadës në Ukrainë, Olexiy Hromov.
Në terma afatgjatë, potenciali mobilizues i Moskës në luftë nuk duhet të nënvlerësohet.
Ndërkohë në SHBA, Departamenti i Mbrojtjes ka planifikuar të aksesojë informacionin e shërbimeve sekrete, për të parandaluar publikimet e mëtejshme, në të ardhmen.























