Europa League rikthehet në aksion sonte me katër supersfida
BKT
Sport

Europa League rikthehet në aksion sonte me katër supersfida

F.Bytyqi/RTKLive

Pas ndeshjeve të çerekfinaleve të kësaj mesjave në Ligën e Kampionëve, sonte në aksion rikthehet Europa League.

Katër sfida kthyese do të luhen sonte, ku edhe do të mësohen gjysmëfinalistët e kësaj garë interesante evropiane.

Sevilla-Manchester United, llogaritet ndeshja kryesore e sontme pasi që ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 2-2.

Duel i ‘nxehtë’ parashikohet të luhet në ‘Olimpico’ të Romës, ku skuadra më të njëjtin emër përballet me Feyenoord. ‘Romakët’ e Jose Mourinhos më të gjitha forcat synon të përmbys rezultatin e lojës së parë prej 1-0 që flet në favor të skuadrës portugeze.

Sporting-Juventus, është një tjetër përballje interesante që vjen sonte në kuadër të këtij rrethi të garave. Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me rezultat minimal 1-0 në favor të ‘Zonjës së Vjetër’.

Gjithsesi ballafaqim joshëse pritet të luhet edhe në ndeshjen Union St.Gilloise-Bayer Leverkusen. Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1.