18:40 / 24.04.2023
Letonia dhe Estonia synojnë aplikimin e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n
atsh
Letonia dhe Estonia po synojnë përparim të qartë në aplikimin e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n kur krerët e aleancës perëndimore të takohen në Vilnius në mes të qershorit.
“Ne presim një udhërrëfyes të caktuar për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s,” tha presidenti letonez Egils Levits pas takimit me presidentin estonez Alar Karis në Riga.
“Unë mendoj se kjo është në përputhje me interesat e përbashkëta të NATO-s dhe gjithashtu me interesat e Ukrainës, si dhe me interesat e sigurisë të të gjithë Evropës dhe botës,” tha Levits.
”Pranimi i Ukrainës do të rrisë sigurinë e të gjithë anëtarëve të NATO-s”, shtoi ai.























