Zelensky: Më shumë se 60 objekte kulturore janë shkatërruar nga forcat ruse
RTSH
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se më shumë se 60 muze dhe galeri në rajone të ndryshme të vendit janë shkatërruar ose dëmtuar nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit.
Ai tha gjithashtu se një kishë u shkatërrua nga një sulm rus në rajonin jugor të Khersonit. "Kjo kishë u bë një nga qindra kishat dhe shtëpitë e lutjeve të shkatërruara nga sulmet ruse," tha ai sipas CNN.
Më tej, Zelensky pretendoi se forcat ruse kishin hyrë në shtëpinë e një aktivisti tatar, Abduresheet Dzhepparov, në Krime.
“Ai është një nga përfaqësuesit e lëvizjes kombëtare tatare të Krimesë, një aktivist i të drejtave të njeriut, një qytetar i Ukrainës. Nuk dihet se ku është tani, çfarë po ndodh me të.”, shprehu shqetësimim presidenti ukrainas.
Më 24 shkurt, Presidenti rus Vladimir Putin filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës, ofensiva më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Lufta ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona refugjatë dhe ka shkatërruar qytete në Ukrainë.
Forcat ruse kanë goditur vazhdimisht kryeqytetin, Kiev, por nuk kanë arritur të rrethojnë atë.























