Barella, prioritet i Ancelottit
BKT
Sport

Barella, prioritet i Ancelottit

F.Bytyqi/RTKLive

Nuk është vetëm Jude Bellingham synimi i Real Madridit.

Gjiganti i La Ligës kërkon edhe asin e Interit, Nicolo Barella-n.  

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti kërkon të transferojë reprezentuesin italian, dhe sipas medieve spanjolle, tekniku italian, Barrela-n e ka prioritet në tregun e kësaj verë.

Interi thuhet së është i gatshëm të pranojë ofertë prej 60 milionë eurosh për mesfushorin italian. ‘Los Blancos’ shumë shpejtë pritet të nisin negociatat me ‘Nerazurët’ për transferimin e Barella-s në Madrid.

Italiani konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në Evropë. Ai po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane, por ‘Bernabeu’ shihet opsion i mundshëm për Barrella-n.