15:29 / 01.05.2023
Ancelotti: Realit i duhet një sulmues
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Real Madridit, arlo Ancelotti mendon se skuadrës së tij i duhet një sulmues për sezonin e ardhshëm.
Tekniku italian thotë se është i kënaqur me formën që ka shfaqur sulmuesi Karim Benzema këtë sezon të garave, por sipas Ancelottit, ‘Los Blancos’ kanë nevojë dhe për sulmues cilësor.
“Projekti për të ardhmen për klubin është të nënshkruajë me një nëntësh, sepse Karimi është në moshën që ka. Por, Karimi është duke ecur shumë mirë deri më tani dhe derisa është në gjendje të mirë, po funksionon shumë mirë”, ka thënë Ancelotti.
Real Madrid sfidën e radhës e luan nesër kundër Real Sociedadit në kuadër të La Ligës.























