Sulmohet autokolona e Prokurorit të Përgjithshëm
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulmohet autokolona e Prokurorit të Përgjithshëm

ATSH-DPA

Një sulm shpërthyes u krye në kolonën e prokurorit të Përgjithshëm të Bullgarisë, Ivan Geshev, deklaruan hetuesit.

‘’Sheev nuk u lëndua nga ky shpërthim. Pajisja shpërthyese ishte e mbushur me sfera metalike dhe mund të ishte fatale. Është padyshim një sulm i përgatitur profesionalisht”, deklaroi  zëvendëskryeprokurori Borisslav Sarafov.

Sipas burimeve zyrtare, pajisja shpërthyese shpërtheu pranë një rruge fshati jo shumë larg qytetit Samokov, i cili ndodhet rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Geshev ishte në një nga automjetet e kolonës. Sulmi erdhi në mes të një krize qeveritare që vazhdon pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 2 prillit.

Geshev u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm i Bullgarisë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në vitin 2019.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota