21:33 / 02.05.2023
Barça vuan, por mposht Osasunën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Barcelona është dashur të djersitët goxha shumë për të marrë pikët e plota në duel me Osasunën.
Katalonasit mundën Osasunën, me rezultat 1-0, të martën në ‘Camp Nou’ në kuadër të La Ligës.
Pjesëloja e parë u mbyll pa gola, me nikoqirët që kishin dominim në terren, megjithatë, 45-të minuteshi i parë nuk prodhoi asnjë gol.
Skuadra e Xavi Hernandez krejt në fund të ndeshjes përmes Jordi Alba-s (85’), arriti fitoren, duke e afruar edhe më pran titullit të kampionit pasi tani ‘Blaugranat’ kanë 82 pikë, 14 më shumë së Reali që sonte luan ndaj Real Sociedadit, kurse, Osasuna renditet e 9-ta me 44 pikë të grumbulluara.























