Guardiola: Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin
BKT
Sport

Guardiola: Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka thënë se asnjë lojtarë nuk mund të krahasohet me asin e PSG-së, Lionel Messin.

Tekniku spanjoll, ka punuar me argjentinasin tek Barcelona, ku kishte fituar gjithë trofetë e mundshëm.

Guardiola në konferencën për medie, para duelit Man City-Ëest Ham-i, është pyetur për krahasimin mes Erling Haaland dhe Messit

“Messi/Haaland? Nuk mund ta krahasosh asnjë lojtar me Messin. Leo është lojtari më i kompletuar që kam parë ndonjëherë. Vizioni, pasimet, duelet, shumë gjëra… shpresoj që Haaland t’i afrohet, do të ishte shumë mirë për ne”, ka thënë Guardiola.