BE arrin marrëveshjen për blerjen e municioneve për të ndihmuar Kievin
BKT
Rajoni dhe Bota

BE arrin marrëveshjen për blerjen e municioneve për të ndihmuar Kievin

RTSH

Bashkimi Europian ka finalizuar planin që parashikon blerjen e municioneve nga vendet anëtare për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus.

Suedia, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, njoftoi se ambasadorët miratuan vendimin për të mbështetur forcat e armatosura ukrainase me një miliard euro për furnizimin e përbashkët me municione dhe raketa.

Ndërkohë, shefi i inteligjencës së NATO-s , David Cutler ka shprehur shqetësimin  se ka një probabilitet të lartë të sabotimit të kabllove nënujore nga Rusia, me qëllim që të "dënohet" Perëndimi për mbështetjen që i jep Ukrainës.

Sipas Reuters, thuhet se ka shqetësime të forta si për Evropën ashtu edhe për Amerikën e Veriut.

“Ekzistojnë shqetësime të forta se Rusia mund të synojë kabllot nënujore dhe infrastrukturën tjetër kritike në Evropë dhe Amerikën e Veriut, në hakmarrje ndaj vendeve që ofrojnë ndihmë për Ukrainën”, thuhet në deklaratë.

"Rusët janë më aktivë sesa i kemi parë në vite në këtë zonë," tha ai, duke shtuar se Rusia po harton infrastrukturën si në tokë ashtu edhe në det , kryesisht në Atlantik.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota