15:16 / 04.05.2023
Ibra lë Milanin për Monza-n?
F.Bytyqi/RTKLive
AC Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç raportohet se po shkojnë drejt ndarjes.
Suedezi, i cili ka hasur në një sezon të vështirë për shkak të lëndimeve, duket se në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën tek ‘Rossonerët’.
Veterani i Kombëtares së Suedisë, nuk është duke e menduar pensionimin. Ibra sipas medieve italiane, kërkohet nga Monza. Madje, tashmë krerët e Monza-s kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit.
“Ibrahimovic mund të transferohet tek Monza. Kontaktet e para mes palëve janë pozitive”, shkruan “FootMercato”.























