Ten Hag: Sezonin e ardhshëm dua të luajë në Ligën e Kampionëve
BKT
Sport

Ten Hag: Sezonin e ardhshëm dua të luajë në Ligën e Kampionëve

F.Bytyqi/RTKLive

Menaxheri i Man Unitedit, Erik ten Hag, në konferencën për medie, para duelit me Brightonin, ka thënë se skuadra e tij synon të fitojë çdo ndeshje.

Ish-trajneri i Ajaxit, thotë se sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Sezonin e ardhshëm dua të luajë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ten Hag.

Ai ka shtuar se të besuarit e tij sonte kërkojnë fitore në udhëtim tek Brighton.

Aktualisht Man United zë vendin e katërt me 63 pikë, pozitë kjo që dërgon në ‘Champions’, por deri në fund të sezonit ka ende shumë ndeshje.

Sfida mes Brigtonit dhe Man Unitedit fillon në orën 21:00.