Drita hap të madh drejt titullit, Prishtina e ndal kampionin në Suharekë
BKT
Sport

Drita hap të madh drejt titullit, Prishtina e ndal kampionin në Suharekë

Uran Krasniqi / RTKLive

Drita ka bërë hap të madh drejt titullit në Superligën e Kosovës, ndërsa Llapit i janë zbehur gjasat për të dalë në Evropë. Kjo pasi që në ndeshjen e xhiros së tridhjetë e dytë gjilanasit kanë dalur fitues. Ndeshja në Podujevë është mbyllur me rezultat 0-2. 

Llapi do të mund të kalonte në epërsi në pjesën e parë, por Alidema nuk është treguar i saktë nga pika e bardhë. 
Pastaj në pjesën e dytë ka qenë radha e Dritës për të testuar veten përballë rasteve të krijuara para portës. Dhe gjilanasit ia kanë dalë të shënojnë dy herë. Baftiu (58') dhe Hokemba (90+3') kanë realizuar për fitoren e Dritës. 
Ndërkohë, në Suharekë Ballkani nuk ka arritur që ta mposhtë Prishtinën. Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri ka nxjerrë barazim. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1. Të dy golat janë
shënuar në kohën shtesë të pjesëve të ndryshme. Prishtina ka avancuar me anë të Shefitit në fundin e pjesës së parë, ndërsa Ballkani ka shpëtuar nga humbja përmes golit të Rrahmanit në fundin e ndeshjes. 
Pas këtyre ndeshjeve, Drita përforcon vendin e parë me gjashtëdhjetë e tri pikë, tri më shumë se sa Ballkani në vendin e dytë. 
Prishtina gjendet në vendin e katërt me dyzet e tri pikë, kurse Llapi në vendin e gjashtë me dyzet e një pikë.