Prishtina 01 e fiton Kupën e Kosovës në futsal
BKT
Sport

Prishtina 01 e fiton Kupën e Kosovës në futsal

Uran Krasniqi / RTKLive

Prishtina 01 e ka fituar finalen e Kupës së Kosovës në futsal. Kjo pasi e ka mposhtur FC Liqenin me rezultat 2:0.

Prishtina 01 e kishte fituar edhe një herë këtë trofe. 

Për ndeshjen ka komentuar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. 

"Një mbrëmje spektakolare e futsallit, me lojë tërheqëse dhe të barabartë në shumicën e kohës, por në fund ekipi i Prishtinës 01 triumfoi dhe iu gëzua këtij trofeu për herë të dytë. Përgëzoj të dy ekipet për shfaqjen e tyre në fushën e lojës, derisa FC Prishtina 01 e uroj për këtë sukses të merituar", ka thënë Ademi.