Navalny sërish në izolim
BKT
Rajoni dhe Bota

Navalny sërish në izolim

ATSH-DPA

Alexei Navalny është mbyllur në një qeli të ngushtë izolimi në një kamp burgu rus për herë të 15-të.

“Dje në orën 20:00 u lirova nga izolimi. Sot në orën 9.30 u ktheva brenda,” shkroi në Twitter, figura e profilit të lartë të opozitës përmes ekipit të tij mbështetës.

Ai tashmë ka kaluar gjithsej 165 ditë në dhomën e vogël dy e tre metra, ku kushtet janë veçanërisht të ashpra, me të paraburgosurit që nuk mund të blejnë më shumë ushqim apo të marrin vizita nga të afërmit.

Mbështetësit e 46-vjeçarit janë ankuar prej kohësh për përkeqësimin e shëndetit të Navalny. Ata janë gjithashtu të bindur se arsyet e deklaruara për transferimin e tij të përsëritur në izolim që nga vera e kaluar janë vetëm pretekste për ta torturuar psikologjikisht dhe për të thyer vullnetin e tij.

Edhe raportuesja speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Trajtimet Çnjerëzore, Alice Jill Edwards, e përshkroi izolimin e vazhdueshëm si një formë torture.

“Jam e shqetësuar nga përkeqësimi i shëndetit të zotit Navalny dhe mungesa e dukshme e diagnozës dhe trajtimit të kënaqshëm mjekësor”, tha ajo.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota