Në garë për ta udhëhequr shtetin turk janë Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu
BKT
Rajoni dhe Bota

Në garë për ta udhëhequr shtetin turk janë Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu

Ardiana Gashi|RTK

Presidenti aktual I Turqisë Recep Tayyip Erdogan, 69 vjeç po kandidon për Aleancën Popullore, një koalicion i Partisë së tij dhe disa partive të krahut të djathtë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Gjatë qeverisjes së tij 20-vjeçare, Erdogan ishte kryeministër për 11 vjet, përpara se të bëhej president në vitin 2014.

 Udhëhoqi transformimin ekonomik dhe institucional të Turqisë në vitet 2000 dhe në fillim të viteve 2010. Ergodan nga mbështetësit e tij shihet edhe si lider që forcoi dhe rriti ndikimin e Turqinë në skenën ndërkombëtare.

Por ekonomia e vështirë e vendit gjatë 18 muajve të fundit ka zbehur popullaritetin e tij pasi që është akuzuar për goditjen e grupeve opozitare, megjithëse mbështetësit e qeverisë thanë se lëvizjet ishin të nevojshme pas një përpjekjeje për grusht shtet të vitit 2016 dhe kërcënimit nga grupet "terroriste".

 Premtimet e Erdogan si kandidat në këto zgjedhje janë vazhdimi i sistemit presidencial, norma më të ulëta interesi dhe një Turqi e fortë, e pavarur me ndikim në të gjithë rajonin.

 Sfiduesi kryesor i Erdoganit dhe kandidati për gjashtë partitë opozitare Kemal Kilicdaroglu, 74 vjeç, e përkufizon veten si "demokrat" dhe njihet për retorikën kundër korrupsionit, por akuzohet nga kritikuesit se është shumë i afërt me Perëndimin.

 Kilicdaroglu ka udhëhequr Partinë Republikane Popullore të qendrës së majtë (CHP) për më shumë se një dekadë humbjesh në zgjedhje.

 Kritikët thonë se këto humbje në zgjedhje tregojnë se ai nuk është mjaft i fortë për të mposhtur Erdoganin dhe për të udhëhequr Turqinë.

 Përpara politikës, ai ishte specialist i ministrisë së financave dhe më pas drejtoi Institutin e Sigurimeve Shoqërore të Turqisë për pjesën më të madhe të viteve 1990.

 Premtimet e Kilicdaroglu janë kthimi në një "sistemi të fortë parlamentar", zgjidhja e çështje kurde, dërgimi i refugjatëve sirianë në shtëpi dhe afrimi me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota