Makina e vetme prej druri në botë del në ankand
BKT
Rajoni dhe Bota

Makina e vetme prej druri në botë del në ankand

RTSH

Një Citroën 2CV prej druri do të dalë në ankand më 4 qershor në Francë, njoftoi shtëpia e ankandeve Aymeric dhe Philippe Rouillac.

Ankandi do të zhvillohet në Montbazon, në Francën qendrore, sipas CNN.

Mjeti vlerësohet të jetë me vlerë midis 150,000 dhe 200,000 euro.

“Është e vetmja makinë prej druri në botë në gjendje perfekte. Është një shitje e madhe. Është një makinë unike dhe një vepër arti”, tha Emerick Rouillac.

Makina u ndërtua tërësisht nga druri i pemëve frutore nga marangozi francez Michel Robilliard. “Makina ka kaluar testin e kontrollit, ka një kartë gri (S.t.S: titull pronësie e makinës) nga viti 1957, është e regjistruar, e siguruar dhe për këtë arsye mund të shkojë në rrugë”, tha Emerick Rouillac.

Robillard, i cili kryesisht ndërtoi modele druri për Ferrarin, filloi të ndërtonte 2CV-në e tij në 2011.

“Kam kaluar pesë vite të jetës sime atje, 5000 orë punë, pasion, ditë dhe ndonjëherë natë. Dhe 2CV u largua nga punëtoria ime duke e drejtuar atë në shtator 2017, tha ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota