Trajneri i Brightonit pranon se skuadra mund të mbetet pa disa futbollistë
BKT
Sport

Trajneri i Brightonit pranon se skuadra mund të mbetet pa disa futbollistë

Uran Krasniqi/RTKLive

Roberto De Zerbi pranon se disa nga futbollistët e Brightonit mund të mos jenë pjesë e grupit kur ata të marrin pjesë për herë të parë në Evropë gjatë sezonit të ardhshëm. 

Alexis Mac Allister dhe Moises Caicedo janë dy nga emrat që janë lidhur me transferimet e verës. Me fitoren e së dielës në Premier League ndaj Southampton skuadra i ka garantuar vetes të paktën Ligën e Konferencës.

"Mendoj se do të humbasim disa lojtarë të mëdhenj, por ne duhet të jemi gati. Duhet të organizohemi, duhet të ndërtojmë një skuadër të re", ka thënë ai.