Maliar: Një pjesë e Bakhmutit ende nën kontrollin e Ukrainës
BKT
Rajoni dhe Bota

Maliar: Një pjesë e Bakhmutit ende nën kontrollin e Ukrainës

atsh

Ushtarët ukrainas janë ende në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, me gjithë pretendimet e Rusisë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e të gjithë qytetit pas muajsh luftimesh, sipas Kievit.

“Trupat tona kontrollojnë disa objekte në Bakhmut dhe lagjen “Plane”, theksoi zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar në Telegram.

Maliar tha se trupat ruse po sjellin më shumë rezerva.

“Mbrojtja e Bakhmut po përmbush detyrën e saj ushtarake,” theksoi ajo, duke shtuar se ”trupat e Moskës u shkaktuan humbje të mëdha dhe potenciali i tyre sulmues u zvogëlua”.

”Gjithashtu, pala ukrainase fitoi kohë të rëndësishme gjatë betejës për Bakhmut”, theksoi Maliar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota