Juventusit i hiqen dhjetë pikë
BKT
Sport

Juventusit i hiqen dhjetë pikë

Uran Krasniqi / RTKLive

Juventus mund të mos jetë pjesë e garave të kupave evropiane. Kjo pasi në adresë të klubit ka ardhur një dënim i ri nga Federata e Futbollit e Italisë, ku skuadrës i janë hequr dhjetë pikë.

Pas këtij vendimi Juventus në Serinë A ka rënë nga 69 pikë në 59, çka më skuadra nuk është në vendin e dytë po në të tetin.

"Bianconerët" janë shpallur fajtorë për rritje artificiale të tarifave të transferimeve. 

Juventusi ishte dënuar më herët me një zbritje prej pesëmbëdhjetë pikësh, por Gjykata Federale e Apelit e kishte rrëzuar verdiktin dhe klubit i ishin kthyer pikët.