Efekti ‘El Nino’ çrregullon motin
Rajoni dhe Bota

Efekti ‘El Nino’ çrregullon motin

Dardan Ramabaja/ RTK

Fenomeni i njohur ‘El Nin’o ka filluar në Oqeanin Paqësor, me gjasë duke shtuar nxehtësinë në një planet që tashmë po ngrohet me ndryshimet klimatike. Parashikohet që viti 2024 të jetë një nga më të nxehtit në histori.

Vendet po nxitojnë për t'u përgatitur për motin ekstrem më vonë këtë vit, ndërsa ‘El Nino’ – një fenomen ky natyror klimatik që nxit ciklonet tropikale në Paqësor dhe rrit rrezikun e reshjeve dhe përmbytjeve në pjesë të Amerikës dhe gjetkë.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në SHBA (NOAA) deklaroi se një ‘El Nino’ tani është duke u zhvilluar, ndërsa në tri vitet e fundit ky fenomen kishte dominuar me model më të freskët i ashtuquajtur ‘La Nina’.

Shkencëtarët thonë se ky vit duket veçanërisht shqetësues. Herën e fundit që një ‘El Nino’ i fortë ishte në lëvizje të plotë, në vitin 2016, bota përjetoi vitin e saj më të nxehtë të regjistruar në histori.

Meteorologët presin që ky ‘El Nino’, i shoqëruar me ngrohjen e tepërt nga ndryshimet klimatike, do ta shohë botën të përballet me temperatura rekord të larta.

Ekspertët janë gjithashtu të shqetësuar për atë që po ndodh në oqean. Një ‘El Nino’ bën që ujërat në Paqësorin Lindor të jenë më të ngrohta se zakonisht. Por edhe para fillimit të këtij ‘El Nino’, në maj, temperatura mesatare globale e sipërfaqes së detit ishte rreth 0.1C më e lartë se çdo tjetër që ishte regjistruar. Kjo mund të mbingarkojë motin ekstrem.

‘El Nino’ i këtij viti mund të çojë në humbje ekonomike globale prej 3 trilion dollarësh, sipas një studimi të botuar muajin e kaluar në revistën “Science”.

Qeveritë në vendet e cenueshme po marrin parasysh. Peruja ka ndarë 1.06 miliardë dollarë për t'u marrë me ndikimet e ‘El Ninos’ dhe ndryshimet klimatike, ndërsa Filipinet - në rrezik nga ciklonet – ka formuar një ekip të posaçëm qeveritar për të trajtuar pasojat e parashikuara.

‘El Nino’ është një model klimatik natyror që lindë nga ujërat jashtëzakonisht të ngrohta në Paqësorin lindor.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota