Gjermani, zjarre të mëdha po rrezikojnë fshatrat në Pomeraninë perëndimore
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjermani, zjarre të mëdha po rrezikojnë fshatrat në Pomeraninë perëndimore

Ardiana Gashi /RTK

Dy zjarre të mëdha po rrezikojnë fshatrat në Pomeraninë perëndimore të Gjermanisë. Shuarja e tyre është e vështirë për shkak se zona e djegur është një vend që dikur kishte stërvitje ushtarake, kështu që një sasi e panjohur municioni është ende në tokë.

 Zjarri në jugperëndim të Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore është zgjeruar nga 35 në 45 hektarë gjatë natës, sipas administratorit të qarkut. Megjithatë, situata këtu konsiderohet më e qëndrueshme sesa në Luebtheen. Falë natës, zjarri nuk u përhap më aty.

Nga mëngjesi, megjithatë, parashikohet sërish zgjerim i zjarrit me ndihmë të erës. Në mëngjes një helikopter zjarrfikës kishte nisur punën në Lübtheen për të mbështetur përpjekjet për shuarje.

Situata është veçanërisht e rrezikshme pasi zona e djegur është një vend që dikur kishte stërvitje ushtarake, kështu që një sasi e panjohur municioni është ende në tokë, gjë që po pengon punën e zjarrfikësve. Në të gjithë zonën dëgjohen shpërthime municionesh. Banorët në fshatrat e afërta janë larguar n nga shtëpitë e tyre. Shumë kanë frikë se kjo situatë është më e keqe se në vitin 2019, kur zjarri më i madh pyjor në historinë Pomeranisë Perëndimore shpërtheu në pothuajse 1000 hektarë në zonën e ish-stërvitjes ushtarake.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota