Tërmete në Francë
BKT
Foto: RTKlive
Rajoni dhe Bota

Tërmete në Francë

RTKlive

Dy tërmete kanë goditur pjesën jugperëndimore të Francës. Njëri pasditen e djeshme e tjetri mëngjesin e sotëm. Të dy kanë qenë me magnitudë mbi 5 shkallë.

Një person është lënduar lehtë por janë shkaktuar dëme materiale. Një tërmet me magnitude 5 është ndjerë përsëri mëngjesin e sotëm, në ora 04:30 në pjesën jugperëndimore të Francë, në rajonin Deux-Sevres.

Ky tërmet i dytë vjen një ditë pas tërmetit të parë që ishte me magnitude pak më të madhe, 5.3 deri 5.8 që ndodhi mbrëmë.

Epiqendra etërmetit ishte në afërsi të bashkisë Charente-Maritime ndërsa ka rënë në një thellësi prej 10km.

Tërmeti i djeshëm është ndjerë pothuajse në gjithë pjesën perëndimore të Francës.

Sipas prefekturës ku ra tërmeti, një person ka pësuar lëndime të lehta ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si shembje të gurëve, çarje dhe shembje të pjesshme të pullazeve.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, një tërmet i ngjashëm kishte goditur Francën edhe në fillim të viteve 2000.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota