Emigrantët nuk i ndal as deti drejt Evropës
RTKlive
Roja bregdetare spanjolle ka shpëtuar 38 emigrantë të cilët po udhëtonin me një varkë druri.
Sipas autoriteteve spanjolle, numri i emigrantëve ilegalë që ia ka dalë të mbërrijë në Spanjë është për 27% më i ulët se vitin e kaluar.
Ndërkohë, roja bregdetare greke po vazhdon kërkimet në zonën ku është fundosur anija me emigrantë, në të cilën dyshohet se ishin mes 400 dhe 750 persona.
Roja bregdetare spanjolle ka shpëtuar dhe ka sjellë në breg 38 emigrantë ilegalë pasi kishte hasur në ta.
Ata po udhëtonin me një varkë druri. Autoritetet spanjolle kanë thënë se në këtë grup të emigrantëve me origjinë afrikane, ishin edhe 10 të mitur, ndërsa ishin gjetur rreth 6 milje larg brigjeve të ishullit të Gran Canarias.
Sipas autoriteteve spanjolle, deri tani 8140 emigrant kanë mbërritur në Spanjë përfshirë edhe ishullin Gran Kanarias që ndodhet jo shumë larg bregut të kontinentit afrikan ndërsa kjo shifër është për 27% më e ulët sesa numri i emigrantëve që kishin mbërritur në Spanjë në vitin 2022.
Sipas shoqatës bamirëse spanjolle, Ëalking Borders apo Kufijtë që Ecin, 2390 persona kanë humbur jetën gjatë vitit 2022 gjatë përpjekjeve për të mbërritur në Spanjë.
Sa i përket anijes së përmbytur në Greqi ditë më parë e ku deri tani jetën e kanë humbur të paktën 78 persona ndërsa janë shpëtuar më shumë se 100, autoritetet greke respektivisht Ministria për
Mbrojtje Kombëtare ka publikuar disa pamje të rojës bregdetare greke duke kërkuar në zonën ku është përmbytur anija e në të cilën sipas dëshmitarëve ishin mes 400 dhe 750 persona, në mesin e të cilëve të paktën 100 fëmijë.























