Shqipëria mposht Moldavinë dhe merr tri pikët e para
BKT
Sport

Shqipëria mposht Moldavinë dhe merr tri pikët e para

Uran Krasniqi/RTKLive

Shqipëria ka realizuar fitoren e parë në kualifikimet per Euro 2024. E ka mposhtur Moldavinë me rezultat 2-0.

Derisa pjesa e parë ka njohur vetëm një rast: atë të Cikalleshit kur e ka goditur shtyllën në mes të pjesëlojës, pjesa e dytë ka qenë ndryshe, ka sjellë dy gola. 
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e dytë kur Jasir Asani ka realizuar me një goditje të fuqishme nga distanca. Goli i dytë ka ardhur vetëm pesëmbëdhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes. Këtë herë ka realizuar Nedim Bajrami. E ka bërë këtë me një prekje topi brenda zonës vetëm pesëmbëdhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes. 

Moldavët nuk kanë pasur ndonjë moment të mirë për gol në asnjë moment.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e zhvillon kundër Ishujve Faroe si mysafir. 

Shqipëria e thellon epërsinë kundër Moldavisë

Shqipëria po shkon drejt fitores kundër Moldavisë në "Air Albania Stadium".

Pas golit të Jasir Asanit Shqipëria ka gjetur edhe golin tjetër. Këtë herë ka realizuar Nedim Bajrami. E ka bërë këtë me një prekje topi brenda zonës vetëm pesëmbëdhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes. 
Kur nuk ka mbetur edhe shumë kohë në dispozicion, moldavët nuk janë duke dhënë shenja se mund ta ndryshojnë ndeshjen. Shqipëria kalon në avantazh kundër Moldavisë

Shqipëria ka kaluar në epërsi kundër Moldavisë në "Air Albania Stadium".

Ka qenë minuta e pesëdhjetë e dytë kur Jasir Asani ka realizuar me një goditje të fuqishme nga distanca.
Pas humbjes nga Polonia në ndeshjen e parë, në  rast se rezultati mbetet i pandryshueshëm, atëherë kjo do të ishte fitorja e parë e Shqipërisë.

Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri - Moldavi

Vetëm për një suancë të ishte më i saktë Sokol Cikalleshi në dhjetëminutëshin e tretë të ndeshjes, atëherë Shqipëria do ta mbyllte pjesën e parë me avantazh kundër Moldavisë.

Por topi i hedhur nga Cikalleshi ka goditur shtyllën dhe rezultati nuk është ndryshuar nga fillimi i ndeshjes. 
Ky rast i sulmuesit veteran shqiptar edhe ka qenë më i miri për të dy skuadrat gjatë dyzet e pesë minutëshit të parë në Tiranë. 
Sidoqoftë mbetet edhe një pjesëlojë e plotë në dispozicion të skuadrave për ta treguar veten dhe për të synuar realizimin e objektivave të tyre. Shqipëria - Moldavia, formacionet

Shqipëria dhe Moldavia ndeshen sonte në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.