Tetë sezone dhe 150 gola, Dzeko i bashkohet gjigantit turk
BKT
Sport

Tetë sezone dhe 150 gola, Dzeko i bashkohet gjigantit turk

RTSH

Edin Dzeko i thotë lamtumirë Italisë, Serisë A dhe Interit teksa përgatitet për aventurën e re në Turqi.

Kalimi te Fenerbahçe është një punë e përfunduar. Sulmuesi boshnjak ka arritur marrëveshjen me klubin e Stambollit, duke nënshkruar pas ekzaminimeve mjekësore.

Vetë Fener bëri të ditur ardhjen e ish-lojtarit të zikaltërve: "Sulmuesi me famë botërore Edin Dzeko do të vijë në Stamboll për të kaluar testet mjekësore dhe për të përfunduar negociatat e transferimit. Më pas do të prezantohet para publikut tonë".

Dzeko, i cili mbushi 37 vjeç më 17 mars, largohet nga Italia pas gjashtë sezonesh te Roma dhe dy te Interi: 260 paraqitje me fanellën e verdhekuqve dhe 119 gola, 101 ndeshje dhe 31 gola për zikaltërit. Në Milano fitoi 4 trofe, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa.