AI:Spanja e Maroku fshehin rastet e vdekjeve të emigrantëve në Melilla
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Amnesty International akuzoi të premten Spanjën dhe Marokun për një fshehje për moshetimin siç duhet të ngjarjeve në kufirin e enklavës spanjolle të Melillas vitin e kaluar, ku dhjetëra emigrantë dhe refugjatë vdiqën gjatë një tentative kalimi.
Më 24 qershor 2022, rreth 2000 emigrantë dhe refugjatë afrikano-saharianë u përpoqën të hynin në enklavën e Afrikës së Veriut të Spanjës nga Maroku, ku, së paku, 37 kanë vdekur dhe, së paku, 76 konsiderohen ende të zhdukur, tha OJQ.
Zyrtarë nga Maroku thonë se 23 vetë kanë vdekur të dërrmuar kur emigrantët ranë nga gardhi, derisa Spanja ka thënë se nuk ka pasur vdekje në territorin e saj.
"Një vit më pas nga gjakderdhja në Melilla, autoritetet spanjolle dhe marokene jo vetëm që vazhdojnë të mohojnë çdo përgjegjësi, por po parandalojnë përpjekjet për të gjetur të vërtetën," tha Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard.
Amnesty tha se autoritetet nuk kishin bërë asnjë përpjekje për të riatdhesuar mbetjet e viktimave dhe nuk kishin dhënë një listë të plotë të emrave dhe shkaqeve të vdekjes, si dhe pamjet e CCTV që mund të informonin një hetim.
"Ngjarja e Melillas ose fundosja e anijes në brigjet greke, duhet të na mësojë se humbja arbitrare e jetës, dhunës dhe pandëshkueshmërisë në kufij do të vazhdojë," shtoi Callamard.
Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës hetoi incidentin Melilla, por nuk pranoi të akuzonte oficerët spanjollë që sipas tij nuk kishin qenë në dijeni të goditjes fatale. Ligjvënësit spanjollë kundërshtuan thirrjet për një hetim parlamentar.
Trajtimi i veprimtarisë nga autoritetet në të dy anët e kufirit u kritikua megjithatë nga grupet e të drejtave dhe hetuesit e pavarur.
Avokati i popullit i Spanjës tha se Spanja i kishte kthyer ata që kërcyen gardhin pa përpunuar rastet e tyre dhe Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se nuk gjetën "qasje të vërtetë dhe efektive për azil në kufi".
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Spanjës tha se hetimi nga Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës ishte kryer "me garanci të plota dhe në thellësi të plotë”, derisa utoritetet në Marok refuzuan një kërkesë për koment.























