15:36 / 23.06.2023
Edhe Bajoku e nis me fitore në “Krakow 2023”, mposht kroatin
F.Bytyqi/RTKLive
Pas Donjeta Sadikut, edhe boksieri Shpëtim Bajoku e nis me fitore aventurën në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Boksieri kosovar mposhti kroatin Matea Komadina, 4:1 me pikë, kategoria -63.5 kg.
Bajoku u kualifikua në mesin e 16 boksierëve më të mirë dhe për të siguruar medaljen i duhen edhe dy fitore.























