Rezultatet e dobëta ia humbin Hadzibegicut pozitën e trajnerit
BKT
Sport

Rezultatet e dobëta ia humbin Hadzibegicut pozitën e trajnerit

Uran Krasniqi / RTKLive

Tri humbje nga katër ndeshje në kualifikueset e Euro 2024 i kanë kushtuar Faruk Hadzibegicit, duke bërë që ai të largohet nga pozita e trajnerit të Kombëtares së Bosnë dhe Hercegovinës.

Në ndeshjen e fundit, të martën e kësaj jave, skuadra boshnjake e drejtuar nga Hadzibegic pësoi humbje në shtëpi nga Luksemburgu me rezultat 2-0. Paraprakisht Bosnë dhe Hercegovina ishte mposhtur nga Portugalia dhe nga Sllovakia. 

Hadzibegic nuk do ta kryejë më detyrën e trajnerit ka njoftuar të premtën Federata boshnjake. 

Ish-futbollisti jugosllav, i cili e kishte drejtuar Bosnjën edhe në vitin 1999, e kishte marrë detyrën në janar.