Bayern Munich transferon mbrojtësin e Dortmundit
BKT
Sport

Bayern Munich transferon mbrojtësin e Dortmundit

Uran Krasniqi / RTKLive

Bayern Munich ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Borussia Dortmund, Raphael Guerreiro si lojtar i lirë, ka njoftuar klubi bavarez të premten.

Njëzet e nëntë vjeçari i bashkohet Bayernit pas shtatë sezonesh në Dortmund dhe ai ka hedhur firmën në një marrëveshje që e mbanë te skuadra e Munich deri më 2026. 

"Kur erdhi oferta nga FC Bayern, vendimi im u mor shpejt. Është një nder për mua të luaj për këtë klub të madh dhe gjithashtu e vlerësoj shumë Thomas Tuchelin nga koha jonë së bashku në Dortmund", ka thënë mbrojtësi.

Portugezi gjatë këtij edicioni përveç katër golave ka bërë edhe dymbëdhjetë asistime.

Guerreiro është nënshkrimi i dytë i Bayernit këtë verë pas mesfushorit Konrad Laimer nga RB Leipzig.